.
Published On: Thu, Aug 4th, 2016

Inspektoret ne aksion per lirimin ae hapsirave publike per kembesorè

Share This
Tags

Përkundër numrit të vogël të inspektorëve, me fillimin e stinës së verës është intensifikuar puna e zyrtarëve të Drejtorisë komunale për Punë Inspektuese në Gjakovë. Një gjë e tillë ka reflektuar me zvogëlimin në masë të madhe të shitësve ambulantor, gjë e cila ndërlidhet edhe me uzurpimin e trotuareve dhe rrugës së paraparë për automjete. Mentor Sylmeta, drejtor, për Radio Gjakovën ka bërë të ditur edhe masat e ndërmarra gjatë muajit të fundit kur është fjala tek lirimi i hapësirave publike, përkatësisht largimi i shitësve ambulator. “Inspektoret Komunal te tregut ne bashkëpunim me policine e Kosoves kremi marr masa per lirimin e hapsirave publike te cilen e kemi bere ne faza. Se pari ju kemi terhjeke vërejtjen, pastaj kemi vepru me gjoba, nese masa e fundit nuk ka pasur efekt kemi vepru me konfiskim te mallit. Ky aksion do te vazhdoj deri ne lirimin e plote te hapsirave publike per kembesoret”, ka thene pos tjerash, Sylmeta. Ai ka shtuar se pos kësaj ditëve të fundit një punë e mirë është bërë edhe në Çarshinë e Vjetër në Gjakovë, ku ka më shumë rregull dhe ku ka filluar të respektohet vija përkufizuese për kafiteri. Ndërlidhur me këtë, drejtori Sylmeta, ka thënë se kujdesi për hapësirat publike dhe mbrojtja e ambientit është një preokupim i vazhdueshëm i Drejtorisë Komunale për Punë Inspektuese.

Kur është fjala tek numri i vogël i inspektorëve, këtyre ditëve Gjykata e Apelit të Kosovës, ka vërtetuar pafajësinë e inspektorëve të Gjakovës, të suspenduar për një kohë të gjatë nga puna, dhe ata pritet së shpejti të kthehen në vendin e tyre të punës.