Interesim i madh për t’u regjistruar në gjimnaz
Gjimnazi “Hajdar Dushi” mbetet një nga shkollat më të dëshiruara nga nxënësit që duan të vazhdojnë shkollimin e mesëm në komunën e Gjakovës.
Menjëherë pas hapjes së afatit për regjistrim dhe pas vetëm 16 orë punë, komisioni për pranim të dokumenteve në Gjimnazin “Hajdar Dushi” ka pranuar 550 kërkesa për regjistrim.
Sipas drejtorit të shkollës, Bedri Cahani, ky numër do të rritet në ditët në vazhdim pasi për shkak të procedurave për lëshimin e dëftesave në shkollat e tyre, ende nuk kanë konkurruar nxënësit e shkollave “Zekeria Rexha” dhe “Mazllum Këpuska”.
Afati për regjistrim në shkollat e mesme mbyllet të premten në ora 16:00.
Për vitin shkollor 2017-2018 gjimnazi do të pranojë 440 nxënës të rinj.
Ndërsa më 28 qershor do të publikohet edhe lista me emrat e nxënësve që do të fitojnë të drejtën të ndjekin mësimet në këtë shkollë./radiogjakova/