.
Published On: Fri, Mar 28th, 2014

Investitorët italian takim me fermerët

Share This
Tags

fermeret-Gjakovë- Me iniciativën e kryetares së Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari-Lila, është mbajtur takim i komunitetit të fermerëve të komunës, me përfaqësues të të kompanive prodhuese italiane.

Në këtë takim komunitetit i fermerëve të Komunës së Gjakovës, është informuar hollësisht nga biznesmenët italian Brune Fereti dhe Tenepo Gost, pronarë të fabrikës për prodhimin e vajit ushqimor lidhur me projektimin e kultivimit të lule dellit në arat e komunës së Gjakovës. Fermerët gjakovarë me saktë përfaqësuesit e bizneseve të kësaj komune janë njoftuar për mundësitë, lehtësirat dhe perspektivat që krijon biznesi prodhues italian kur ekziston bashkëpunimi I ndërsjellët.

Biznesmenët Italian kanë prezantuar mundësit e bashkëpunimit me fermerët gjakovarë, duke ju garantuar prodhimin e tyre të lulediellit dhe mundësi të tjera lehtësuese. Fermerët italianë kanë premtuar se 49 % të kapitalit të tyre në Itali do të tërheqin për investim në prodhimtarin e vajti për ushqim në Gjakovë.

Kryetarja e komunës Mimoza Kusari-Lila, duke ju shoqëruar rrugën e kësaj mundësie profitabilë, që do të ndikon në zhvillimin ekonomik të Gjakovës dhe Kosovës, ka thënë se” Tani prodhuesve gjakovar me saktë fermerëve ju është ofruar një mundësi e mirë e bashkëpunimit dhe të prodhimit të lëndës së parë të vajti ushqimor. Dhe ky projekt do të mundëson që prodhimi I vajti ushqimor të ketë bazën, prodhuese nga Gjakova, dhe të tregojë traditën tonë për prodhimtari.

Fermerët gjakovar janë të kënaqur me ofertat e biznesmenëve nga Italia për kultivimin e lulediellit, ndërkohë që të kënaqur janë ndarë edhe mundësit që ka ofruar kryetarja Kusar-Lila, për realizimin e këtij projekti.