.
Published On: Mon, Jan 13th, 2014

“Isa Grezda” në 2013-ën, rreth 130 mijë shërbime mjekësore

Share This
Tags

spital-shtratGjakovë- Gjatë vitit të cilin sapo e lëmë pas, Spitali Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, ka ofruar një game të gjërë të shërbimeve për pacientë jo vetëm nga komuna e jonë por edhe qytetet tjera të Kosovës, si dhe për një numër të madhë të banorëve të Malësisë së Madhe të Shqipërisë.

Si jemi njoftuar nga Haxhi Kamberi, drejtor, mesatarisht në ditë, në këtë qendër sekondare shëndetësore janë ofruar mbi 350 shërbime për qytetarë.

Sipas drejtorit Kamberi, gjatë vitit 2013 janë kryer  mbi 84 mijë vizita specialistike, pastaj 3 mijë e 166 ndërhyrje kirurgjikale, 2 mijë e 171 lindje, mbi 22 mijë shërbime laboratorike,  e të tjera. Pos kësaj në Spitalin “Isa Grezda  në Gjakovë janë realizuar edhe 12 mijë e 810 ndërhyrje radiologjike si dhe mbi 3 mijë e 800 shërbime të transfuzionit.

Marrë në tërësi gjatë vitit 2013 në spitalin e Gjakovës janë kryer  mbi 128 mijë shërbime të ndryshme mjekësore./radiogjakova/