.
Published On: Wed, Jun 14th, 2017

Ja emrat e drejtorëve të rinj

Share This
Tags

Kryetarja Kusari-Lila ka konfirmuar për Radio Gjakovën edhe emrat e personave që do të zënë vendet vakante në qeverinë lokale.

Kështu, vendin e Ramadan Hotit si nënkryetar i ri i Komunës së Gjakovës do të marrë Armend Vokshi, i cili njëherit do të mbajë edhe pozitën e drejtorit në Drejtorinë për Punë të Përgjithshme Administrative.

Ndërkohë, drejtoreshë e Shërbimeve Publike është caktuar Kaltrina Biblekaj, duke zëvendësuar Shkumbin Kastratin. ndërsa Drejtoria për Punë Inspektuese i është besuar Hana Zekës e që deri të martën është udhëhequr nga Gani Veseli i PDK.

Për Drejtorinë e Arsimit ende ka dyshime, pasi Diana Qarkaxhija mund të vazhdojë të qëndrojë në krye si e pavarur dhe jo si anëtare e Partisë Demokratike të Kosovës./radiogjakova/