.
Published On: Mon, Jan 26th, 2015

Jabllanoviç sqarohet sërish, nuk shkarkohet

Share This
Tags

qeveria-mbledhjeMinistri për Kthime dhe Komunitete, Aleksandar Jabllanoviç, ka folur sërish në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës rreth deklaratës së tij të para tri javëve për protestuesit në Gjakovë, të cilët i kishte quajtur “egërsira”.

“Ndihem keq që deklarata ime është keqkuptuar nga publiku. Ju falënderoj që më keni mirëkuptuar pas sqarimit që kam bërë. E kam thënë nuk ka qenë qëllimi im as si individ, as si kryetar i Listës, as si ministër që t’i ofendojë protestuesit e Gjakovës”, tha Jabllanoviç në mbledhjen e Qeverisë.

Ndërsa kryeministri Mustafa foli për herë të parë për protestat e së shtunës.

“Qeveria e Kosovës respekton të drejtën për protestë të drejtë. Qeveria e kosideron të rëndësishëm raportin reciprok mes gjithë qytetarëve të Kosovës. E konsiderojmë të papranueshme që Parlamenti i Kosovës të shndërrohet në një parlament të fushatave.

“I dënojmë ashpër aktet vandale të disa protestuesve ndaj objekteve private e publike, ndaj policisë dhe qytetarëve. Qeveria kërkon nga organizatorët të distancohen nga aktet vandale dhe kërkon nga policia e Kosovës të ruhen qytetarët dhe institucionet”, tha Mustafa në mbledhjen e qeverisë./kallxo/