.
Published On: Wed, Apr 6th, 2016

Jahjaga nderon me mirënjohje edhe OJQ “Medica Kosova” dhe Medica Gjakova”

Share This
Tags

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga me motivacion për kontributin që kanë dhënë në afirmimin e statusit të viktimave të dhunës seksualë gjatë luftës në kuadër të Këshillit Kombëtar për të Mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës, ka nderuar me mirënjohje disa organizata, në mesin e tyre edhe dy nga Gjakova, “Medica Kosova” dhe Medica Gjakova”. Mirënjohje janë ndarë edhe për Rrjetin e Grupeve të Grave të Kosovës, Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës, Qendrën për Rehabilitimin e Nënës dhe Fëmijës, Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave, Ekipin e filmit “Tri Dritare dhe Një Varje” si dhe për artisten Eliza Hoxha. Duke ju shprehur falënderimin e sinqertë për angazhimin e tyre, Presidentja Jahjaga theksoi nevojën e përkushtimit të mëtejshëm shoqëror dhe institucional për ngritjen e vetëdijes shoqërore për krimin e luftës të dhunës seksuale të përdor në Kosovë gjatë luftës dhe mbi të gjitha për nevojën e garantimit të të gjitha të drejtave të parapara me ligjet e vendit.