JIC-AKB, marrëveshje për përkrahjen e bizneseve të reja
Qendra Inovative “Jakova” dhe Alenca Kosovare e Bizneseve në Gjakovë firmosën një marrëveshje bashkëpunimi prej së cilës më së shumti pritet të përfitojnë bizneset e reja.
Udhëheqësit e të dyja organizatave, Fetahu dhe Axhemi, u shprehën të gatshëm të bashkërendisin aktivitetet e tyre, duke shtuar se kjo marrëveshje pritet të ndikojë pozitivisht tek komuniteti i biznesit në komunën e Gjakovës dhe rajon.
Ata u zotuan të ofrojnë mundësi optimale për përkrahjen e bizneseve te reja me hapësira, mentorim dhe këshilla, dhe përfaqësim më të theksuar përmes rrjetit të ndërmarrjeve të mesme dhe të mëdha.
Të dyja këto organizata që veprojnë në komunën e Gjakovës dhe rajonin e Dukagjinit ofrojnë kanë si qëllim përkrahjen e ndërmarrjeve të reja.