JIC pranon donacion
Ditë më parë, Qendra Inovative Jakova pranoi një donacion në kuadër të projektit “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor”.
Nga kjo qendër, njoftojnë se ky donacion do të mundësojë ngritjen e kapaciteteve të organizatës, në ofrimin e shërbimeve dhe punëtorive të ndryshme për ndërmarrësit dhe bizneset e reja në komunën e Gjakovës.
Ky projekt realizohet nga organizata “Help – Hilfe zur Selbsthilfe e V.” dhe financohet nga qeveria gjermane, ajo e Kosovës, përkatësisht Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe komunat partnere.
Nga organizata “Help”, thonë se qëllimi i përgjithshëm i këtyre donacioneve që janë shpërndarë edhe në komunat e tjera është të kontribuojë në zhvillim të qëndrueshëm dhe stabilizim në Kosovë më fokus kryesor fuqizimin ekonomik, ndërsa qëllim specifik mbetet krijimi i vendeve të reja të punës./radiogjakova/