.
Published On: Thu, Apr 5th, 2018

JIC prezantoi platformën për biznes plane

Share This
Tags

Paraditen e së enjtes Jakova Innovation Center në kuadër të projektit “Idea to Success” prezantoi platformën për hartimin e biznes planeve.

Drejtori i Jakova Innovation Center dhe njëkohësisht menaxheri i këtij projekti, Fatos Axhemi tha se qëllimi ka qenë të identifikojë sfidat e biznesit fillestar dhe t’ju ndihmojë atyre duke ju lehtësuar punën.

Sipas tij, platforma është ndërtuar në atë mënyrë që bizneset të mos e kenë të vështirë përdorimin e saj.

Prezent në këtë aktivitet ishte edhe kryetari i Komunës, Ardian Gjini. Ai tha se bizneset më të suksesshme janë ato që kanë të përfshirë edhe inovacionin.

Gjini deklaroi se ndërlidhja e inovacionit dhe bizneseve sjell rezultate të paimagjinueshme. Prandaj, ai ftoi bizneset gjakovare që të shkojnë drejt kësaj rruge pasi kanë ndihmën edhe të Jakova Innovation Center.

Në fund, u prezantua edhe platforma për hartimin e biznes planeve, ndërsa të pranishmit nga biznese dhe ndërmarrës të rinj u njoftuan me procesin nga hapja e profilit e deri te realizimi i një biznes plani.

Ky projekt është përkrahur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë./radiogjakova/