.
Published On: Tue, Jul 21st, 2015

Joyce Anelay viziton Gjakovën

Share This
Tags

Joyce AnelayMinistrja e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar dhe Përfaqësuesja Speciale e Kryeministrit për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, Baronesha Joyce Anelay, gjatë qëndrimit në Kosovën nesër do të vizitoj Gjakovën.

Ajo e shoqëruar nga presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe ambasadori i Britanisë së madhe në në Kosove, Ruari O’Connel me stafin e tij, në orët e paraditës do te vizitojnë Shoqaten e Grave “Medica Gjakova”.

Baronesha, Joyce Anelay pos takimeve me krerët më të lartë të shtetit në Kosovë në agjendën e saj ka paraparë edhe takime me përfaqësues të shoqërisë civile për të diskutuar përpjekjet që po i bën Kosova në adresimin e çështjeve të dhunës seksuale në konflikt, marrëdhënietbilaterale si dhe zhvillimet e fundit në Kosovë.