.
Published On: Wed, Aug 26th, 2015

Ka filluar edicioni i tete i “Kosovision Contest”

Share This
Tags

kosova-akrKëto ditë edhe zyrtarisht ka filluar edicioni i tete i “Kosovision Contest”, projekt arsimor me karakter garues dhe ne nivel shteteror me nxënesit e klaseve te 5-ta.

Si edhe në edcionin e kaluar, ky projekt financohet nga Ministria e arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ndërsa impelmentohet nga Qendra per Arsim e Kosoves–KEC.

Në mesin e shumë shkollave nga e tërë Kosova, në këtë garë kanë hyrë edhe shkollat e komunës së Gjakovës, shumë prej të cilave tashmë kanë në bagazhin e tyre disa çmime të fituara në edicionet e kaluara.

E që suksesi të mos mungojë as këtë vit, në Qendrën Didaktike në Gjakovë, dje dhe sot po mbahet trajnimi me mësuesit e klasëve të 5-ta, të cilët kanë aplikuar në këtë projekt.

Siç kanë njoftuar përfaqësuesit e Qendrës Didaktike, në këtë trajnim po marrin pjesë mësuesit e rajonit të Gjakovës por edhe ata të Prizrenit.