.
Published On: Thu, Jun 30th, 2016

Ka ndërruar jetë prof. dr. Nesim Vala

Share This
Tags

Gjeografi dhe pedagogu Nesim Vala, është kujtuar sot, me rastin e vdekjes së tij, në një mbledhje komemorative që është organizuar nga Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”. Me këtë rast për profesor Nesim Valen u tha se, përveç se një pedagog i respektuar, ishte edhe një qytetar i devotshëm që dha shumë për arsimin e lartë, edukimin, çështjen kombëtare dhe sportin. Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, tha me këtë rast se; “Profesor Vala me kontributin dhe angazhimin e tij, u mundua që të mbajë në jetë nivelin dhe traditën e arsimit në komunën e Gjakovës dhe gjithnjë u angazhua që nga gjenerata në gjeneratë, të përcjell dashurinë për arsimin dhe të nxjerrë talent dhe intelektual ndër breza. Kusari Lila e ka vlerësuar kontributin e Valës edhe në çështjen kombëtare. “Në vazhdimësi dhe me brengosje të thellë tregonte edhe përkushtimin e tij kombëtar, ku aktiviteti i tij ishte i shumanshëm, shumë dimensional”, ka thënë ndër të tjera Kusari Lila.

Ndërkohë, rektori i Universitetit të Gjakovës, Shaban Buza, ka folur për kontributin e Valës ndër vite si në arsim e edukim, por pa harruar edhe angazhimin e profesor Valës, në kohen kur vendi ndodhej në rrezik. “Duke qenë se Kosova ndodhej në një udhëkryq, profesori Nesim gjithmonë ishte një hallkë e rëndësishme për lëvizjen çlirimtare, që do të pasonte më pas me pavarësinë e vendit”, ka thënë ndër të tjera rektori Buza.

Nesim Vala ka ndërruar jetë dje, në moshën 80 vjeçare. Që nga vitit 1955, kur ka kryer Normalen e Prishtinës i ka shërbyer arsimit dhe edukimit të brezave, në shumë rajone të vendit. Ka botuar afro 40 punime profesionale-shkencore, artikuj, qasje, tema, kumtesa, vlerësime që e madhërojnë punën e profesor Valës. Ka qenë edhe sportist i dalluar, futbollist dhe hendbollist i Vëllaznimit dhe ka ushtruar veprimtari drejtuese në klubet sportive të Gjakovës.