Ka nisur hartimi i projektit detal për rregullimin e shtratit të lumit Krena
Në Kuvendin komunal të Gjakovës, ka nisur hartimi i projektit detal për rregullimin e shtratit të lumit Krena, në ato pjesë të rrjedhës së këtij lumi ku vite me radhë, e me theks të posaqëm gjatë dimërit të fundit, janë rrezikuar disa shtëpi nga shembja.
Një gjë të till e ka bërë të ditur për Radio Gjakovën, Ali Tafarshiku, këshilltar i kryetarës së komunës.
Sipas Tafarshikut, duke filluar nga Krojet e Rexhepagës e deri tek Bregu i Perjucit, filimisht do të ndërtohën mure mbrojtëse më pastaj do të zgjidhet qështja e kanalizimit të ujrave të zeza, për të përfunduar me rregullimin e shtratit të lumit Krena.
Rrealizimi i këtij projekti pritet të përfundoi para fillimit të sezonës së reshtjeve atmosferike, kur edhe rritet dukshëm sasia e ujit.
Ndryshe, rregullimi i shtratit të lumit Krena në këte pjesë të rrjedhës së tij, ka qenë një kërkesë e kahmotshme e banorëve të kësaj ane, të cilët dimërin e fundit, për shkaktë të rrezikut nga rrënimi, janë detyruar të evakuohën nga shtëpitë e tyre.










