Ka nisur manifestimin “Java e dëshmorëve në Has”

Për nder të rënies së dëshmorit Haxhi Hoti, komandant “Lleshit”, si dhe gjithë dëshmorëve nga rajoni i Hasit, Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së, Dega në Has, nën përkujdesjen e kryetares së Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, ka nisur manifestimin “Java e dëshmorëve në Has”.
Me këte rast sot në fshatin Gjonaj u bënë homazhe tek lapidari i dëshmorit Zenun Çoçaj, ndërkaq në fshatin Rogovë, u bënë homazhe te varrezat dhe lapidari i dëshmorëve Asllan e Besim Berisha. Aktivitete kulturore dhe sportive do të organizohen gjatë ditës së nesërme, ndërkohë që manifestimi qendror mbahet të dielën me 7 Qërshor në orën 17 në Shkollën Fillore “Haxhi Hoti” në Rogovë










