.
Published On: Wed, Sep 9th, 2015

Ka përfunduar procesi i Evidentimit të Bizneseve të Komunës në GIS

Share This
Tags

komuna-gjkNë Kuvendin Komunal të Gjakovës pothuajse ka përfunduar procesi i Evidentimit të Bizneseve të Komunës në GIS. Ndërlidhur me këte ATIKOS ka ndërtuar aplikacionin për Menaxhimin e Bizneseve të komunës, përmes të cilit mund të nxirren raporte të ndryshme të nevojshme për përdoruesit e Komunës dhe të tjerë.

Një ndër qëllimet e këtij procesi është edhe integrimi i të dhënave shtesë si, lokacioni në hartë, statusi i biznesit, veprimtaria, numri i punëtorëve, dhe shume informata tjera që janë statistika shumë të rëndësishme për përgatitjen e raporteve analitike për nevoja të Komunës por edhe të Investitorëve.

Ndryshe, statistikat janë boshllëku më i madh me të cilat ballafaqohet jo vetëm Komuna e Gjakovës, ndërkohë që e gjithë kjo ka ndikuar në shtimin e fushave të reja në aplikacionin ekzistues përgatitja e GIS-Serverit për rexhistrimin e të dhënave si dhe ekstraktimi i te dhënave në aplikacionin për menaxhimin e bizneseve.

Si jemi informuar nga Ali Tafarshiku, këshilltar i kryetarës së komunës, Mimoza Kusari-Lila, ka mbetur vetëm pjesa finale e këtij procesi, përkatisht verifikimi në teren për çka do të angazhohën rreth 20 përsona.