.
Published On: Sat, Feb 1st, 2014

Ruzhdi Bakalli emërohet Guvernator i Distriktit Rotarian 7280

Share This
Tags

bakalli-Gjakovë- Në Kuvendin Ndërkombetar te Rotarianëve i cili është mbajtur në San Diego të Kalifornise është bërë inaugurimi solemn edhe për Ruzhdi Bakalli si guvernator i Distriktit Rotarian 7280 në SHBA i cili do të marr detyrën  në muajin qershor për vitin rotarian 2014 -2015.

Bakalli, themelues i Rotarit në Kosovë, është guvernatori parë shqiptar, në historikun mbi 100 vjeçar të Rotarit në botë. Ai është zgjedhur guvernator i një distrikti sa të vjetër edhe aq aktiv dhe i suksesshëm i themeluar në fillim të vitit 1915. Territori i këtij Distrikti Rotarian është veriperëndimi i Pennsylvanisë në SHBA, dhe rreth vetës ka 42 klube dhe numëron afro 1 mijë e 500 Rotarian.

Zgjedhja e Bakallit për Guvernator i këtij distrikti, padyshim se shënon një ngjarje me rëndësi dhe një sukses në historikun Rotarianeve Shqiptar. Në Kuvendin Nderkombetar të Rotarianëve në San Diego është bërë edhe inaugurimi solemn i Kryetarit te Ardhshem te Rotarit Nderkombetar Z. Gary C. K. Huang, që është Antar Nderi i Perjetshem i Klubit Rotarian te Gjakovës.

Me këtë rast z. Huang dhe z. Bakalli, në emër të rotarianëve gjakovarë i ka përgëzuar edhe z. Selajdin Nagavci, kryetari i Klubit Rotarian Gjakova./radiogjakova/