.
Published On: Fri, Jun 23rd, 2017

Kanada, Kusari prezanton sfidat e qeverisjes lokale

Share This
Tags

Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, në ditën e fundit të Kongresit të XII Metropolis, “Qytetet botërore e definojnë të ardhmen tonë” që po mbahet në Kanada ka prezantuar  rastin e Gjakovës, sfidat, sukseset, vështirësitë si dhe planet.

Ajo  po ashtu ka fol edhe për rolin e gruas  në vendimmarrje, si dhe  për iniciativat vendore dhe ndërkombëtare për fuqizimin e gruas në politiken lokale dhe qendrore.

Kusari-Lila këtë prezantim e ka bërë në një panel krahas kryetarit të Montrealit, Denis Coderre,  zevendëspresidentit të zonës metropolitane të Barcelones Alfred Bosch, si dhe kryeministrit të provincës afrikane Gauteng, David Makhura të cilët gjithashtu prezantuan perspektiven e tyre nga qytetet dhe rajonet respektive.

Kusari-Lila,  pas kongresit  ka zhvilluar  takim në kryeqytetin e Kanadasë, Otava  me Anita Vandelbeld, kryesuese e grupit të grave parlamentare të Kanadasë dhe grupit të grave liberale të Kanadasë apo të partisë në qeverisje.  Ajo është edhe kryesuese e komisionit për miqësi Kanadë- Kosovë si dhe kryesuese e komisionit për demokratizim./radiogjakova/