.
Published On: Wed, Jun 8th, 2016

Kastrati: Punimet ne ndërtimin e fontanë së re në parkun qendror u nderprene per probleme të natyrës teknike

Share This
Tags

Drejtoria komunale e Shërbimeve Publike në Gjakovë është në vlugun e realizimit të punimeve të shumta në fusha të ndryshme të veprimit si në lëmin e infrastrukturës rrugore, në mirëmbajtjen e gjelbërimit në realizimin e projekteve të ndryshme e të tjera. Shkumbin Kastrati, drejtor, për Radio Gjakovën ka thënë se aktualisht kjo drejtori është në fazën e prokurimit dhe para-përzgjedhjes së operatorëve ekonomik, ndërkohë që ka veçuar 7 projekte të ndryshme të cilat do të fillojnë së shpejti.

Në anën tjetër, edhepse është pritur të përfundoi, kanë ngecur punimet në realizimin e ndërtimit të fontanë së re në parkun qendror të qytetit. Lidhur me këtë, drejtori Kastrati ka thënë se bëhet fjalë për probleme të natyrës teknike, ndërkohë që, gjatë ditë së nesërme, te enjten, sipas tij, pritet te rinisin punimet.

Ndryshe, problem në vete për përmbushjen në tërësi të projekteve të parapara të realizohen gjatë këtij viti, paraqet tërheqja e parave prej buxhetit komunal nga përmbaruesit privat, ku gjatë këtyre ditëve nga arka e Drejtorisë komunale e Shërbimeve Publike janë tërheq 500 mijë euro. Drejtori Kastrati ka thënë se në Kuvendin Komunal të Gjakovës, po bëhen përpjekje për ndryshim të strukturës financiare në mënyrë që projektet e parapara të realizohen sipas dinamikës së paraparë.