.
Published On: Tue, Aug 8th, 2017

KBIGJ po restauron tri xhami të Gjakovës

Share This
Tags

Këshilli i Bashkësisë Islame të Gjakovës po restauron tri xhami të Gjakovës. Aktualisht punimet po bëhen në Xhaminë e Mualla Jusufit, atë të Kusarëve dhe në Xhaminë e Sefës.

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës, Ahmet Hoxha, njoftoi se punimet janë në fazën fillestare dhe do të zgjasin deri vitin e ardhshëm.

Sipas projektit, në Xhaminë e Sefës gjithçka do të nis nga themeli pasi janë rrëzuar muret, ndërsa për dy xhamitë e tjera do të ndërhyhet në muret ekzistuese.

Hoxha tha se mbyllja e tri xhamive njëherësh ka krijuar vështirësi në ofrimin e shërbimeve për besimtarët myslimanë.

Sipas tij, fakti se xhamitë në Gjakovë janë afër njëra-tjetrës është një fat i madh që po ndihmon në këtë kohë kur ka punime në xhamitë e lartpërmendura./radiogjakova/