.
Published On: Thu, Mar 9th, 2017

KDI organizoi debat publik në Gjakovë me temën “Dialogu Kosovë – Serbi”

Share This
Tags

Instituti Demokratik i Kosovës, te merkuren, organizoi debat publik me temën “Dialogu Kosovë – Serbi i cili kishte për qëllim të promovoj bashkëbisedimin në mes deputetëve të rajonit të Gjakovës, përfaqësueseve të shoqërisë civile dhe qytetarëve lidhur me procesin e dialogut Kosovë – Serbi. Panelist të këtij debati kanë qenë deputet nga parti të ndryshme politike të përfaqësuara në Parlamentin e Kosovës, kryesisht që vijnë nga komuna e Gjakovës, si dhe kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila. Ajo ka qenë e para që ka marrë fjalën duke thënë se Kosova nuk ka një strategji të dialogut në raport me Serbinë dhe ka kërkuar që të ketë ridefinim të prioriteteve. Duke komentuar kohën kur ishte ministrie e Tregtisë dhe Industrisë, në të cilën kohë, Kusari Lila kishte vendosur sanksione për Serbinë, tha se ky shtet e kupton vetëm këtë gjuhën e reciprocitetit.

Për kushtëzime dhe kushte për Serbinë janë shprehur edhe deputet që vijnë nga partitë opozitare. Deputeti i Vetëvendosjes, Driton Çaushi, ka thënë se Kosova në këtë dialog është në pozitë të të nënshktruarit dhe për te ky dialog nuk ka kuptim. Ai tha se për të dialoguar duhet të vihen disa kushte të cilat nuk janë vendosur deri më tash, siç është njohja e Kosovës, largimi i Kosovës nga Kushtetuta e Serbisë, dënimi i kriminelëve të luftës, zgjidhja e çështjes së të zhdukurve etj.

Ndërkohë, një mendim të njëjtë kishte edhe deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu. Ajo ka kërkuar ndërprerje të dialogut derisa të bëhet një vlerësim se sa janë jetësuar marrëveshjet e deritashme, nderkohë që ka spikatur cështjen e të pagjeturve në Kosovë..

Ndërsa deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka kërkuar që gjatë dialogimit pala kosovare duhet të jetë koshiente.

Ndërkohë që deputetit nga radhët e partisë në pushtet, Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, ka thënë se sa i përket dialogut me Sërbinë duhet të kemi parasysh rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve ë Bashkuara, rezolutë që ka marrë për bazë vendimin e gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë për njohjen e shtetit të Kosovës.

Ndërsa duke marrë pjesë në këtë debat, kryetarja e shoqatës Thirrjet e nënave Nysrete Kumnova, kundërshtoj ashper dialogun Kosovë-Sërbi derisa të mos zgjidhet çështja e të pagjeturve.

Në fund të themi se ky debat u organizua në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit të nënshkruar në mes KDI-së dhe Kuvendit që synon rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi si dhe fuqizimin e rolit mbikëqyrës të Kuvendit ndaj Qeverisë, me financimin e Ambasadës së Zvicrës.