.
Published On: Mon, Feb 3rd, 2014

Kërkohet më shumë siguri në shkolla

Share This
Tags

nxenes-shkollaGjakovë- Duke u nisur nga rastet e fundit të vrasjeve brenda objekteve shkollore, të cilat ditë më parë ndodhën në qytete tjera të Kosovës,  mësimdhënësit nga komuna e Gjakovës kanë kërkuar më shumë siguri në shkollat tona, në mënyrë që të parandalohen ngjarje të tilla.

Kryetari i Sindikatës së bashkuar të Arsimit në Gjakovë, Sali Maliqi ka thënë se mësimdhënësit janë të interesuar që tash ta ngrehin zërin e tyre dhe të kërkojnë më shumë siguri, sepse, sipas tyre, është më mirë që të punohet tani në parandalim të ndonjë rasti, se sa të dënohet rasti pasi ai të ndodhë.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i policisë së Kosovës, togeri Avdi Berisha, thotë se gjendja nëpër shkollat e komunës së Gjakovës është dukshëm më e mirë se në komunat tjera, megjithatë, policia e Gjakovës është duke u angazhuar që kjo gjendje të jetë edhe më stabile në të ardhmen.

Stacioni Policor në Gjakovë tash e disa vjet e ka të caktuar një njësit i cili kujdeset për sigurinë rreth objekteve shkollore, njësit i cili ka ndikuar dukshëm që siguria rreth këtyre objekteve të jetë në nivel më të mirë./radiogjakova/