Ponoshec, aprovohet kërkesa për ndërtimin e kanalit të ujitjes
Drejtoria komunale e Shërbimeve Publike në Gjakovë, ka prezentuar kërkesën për ndërtimin e kanalit të ujitjes në fshatin Ponoshec me gjatësi prej 125 metra, realizimi i të cilit planifikohet të ketë një kosto mbi 3 mijë euro.
Bëhët fjalë për një kanal me rendësi të posaçme meqë është i ndërlidhur edhe me investimet e planifikuara për projekte të tjera të Drejtorisë për Shërbime Publike.
Kjo kërkesë është përkrahur edhe nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, ndërkohë që pas diskutimeve të bëra, kreu komunal në Gjakovë, ka vendosur ta përkrahë këte projekt.
Mjetet për ndërtimin e këtij kanali do të sigurohen nga Drejtoria për Buxhet dhe Financa.