.
Published On: Thu, Jun 2nd, 2016

KFOR-i mbane ushtrime në bashkërendim të ngushtë me EULEX-in, Policinë e Kosovës dhe FSK-në

Share This
Tags

Njësitet manovruese të KFOR-it, te premten (neser) do të kryejnë një ushtrim operacional në bashkërendim të ngushtë me EULEX-in, Policinë e Kosovës dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës. Aktiviteti trajnues do të mbahet në dy lokacione të ndryshme: Kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kampin“Pomazatin” dhe në Bazën e KFOR-it, Kampin “Villaggio Italia”, në Pejë. Qëllimi i ushtrimit është të rritet aftësia e KFOR-it,në mënyrë që të ruhet gatishmëria e trupave dhe të rritet fleksibiliteti operacional i njësiteve. Harmonizimi i teknikave, taktikave dhe procedurave është objektivi qenësor i ushtrimit.