.
Published On: Wed, Jul 27th, 2016

KFOR-i ofron shtretër për spitalin “Isa Grezda“

Share This
Tags

Brigada Shumëkombëshe e Kforit me seli në Pejë, përkatësisht njësia për bashkëpunimin civilo-ushtarak Cimik, ka dhuruar, te marten, për Spitalin Rajonal “Isa Grezda“ të Gjakovës, me nëntë shtretër për pacientë të rritur, si dhe 16 shtretër të vegjël pediatrik, kryesisht për foshnje të posalindura, ndihmë kjo nga spitalet e bashkuara nga rajoni Marke në Itali. Në ceremonin e organizuar në këte qendër sekundare shëndetësore në komunën tone, ka falenderuar drejtori, Ahmet Asllani i cili ka vequar rendësinë e pajisjes me orendi përkatëse të spitalit të Gjakovës. Ai ka shtuar se spitalit vazhdojne t’i vijnë por ende ka nevoje per donacione te tilla me qellim te zavendesimit te inventarit i cili eshte i demtuar dhe vjetëruar.

Në anën tjetër duke vequar specifikën e krevatave të arritur për foshnje, specialistja në repartin e neonatologjisë, dr. Diana Dafota, ka thenë se në këte repart pritet të arrijë si donacion edhe një paisje e rendësishme. Ajo shpreson qe se shpejti te paisen edhe me disa monitorë-aparatura te domosdoshme per percjelljen e gjendjes se foshnjeve, të premtuara nga donatorët

Ndryshe, kompletimi me paisje të sofistikuar si dhe orendi të domozdoshme, janë të rendësisë kruciale për ngritjën e mëtutjshme të nivelit të trajtimit të pacientëve në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë