.
Published On: Wed, Dec 18th, 2013

Koalicioni qeverisës, ja drejtorët e rinj

Share This
Tags

akr-pdkGjakovë- Aleanca Kosova e Re dhe Partia Demokratike e Kosovës, ndryshe Mimoza Kusari – Lila dhe Hajdar Beqa, të marten në mbrëmje përfundimisht janë dakorduar që bashkë edhe me LDK-në të qeverisin në mandatin e ardhshëm katër vjeçar.

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar jo zyrtarisht, takimi ka ndodhur në njërin prej lokaleve të qytetit, me ç’rast dakordimi i arritur ka qenë që PDK-së t’i takojë posti i nënkryetarit dhe 4 drejtorive. Zyrtarë të PDK-së zyrtarisht ende nuk e kanë bërë të ditur se kush do të jenë njerëzit e caktuar.

Megjithatë, burime të Radio Gjakovës kanë njoftuar se ata që duket se do të kenë poste drejtuese janë Ramadan Hoti, Artan Nimani, Diana Qarkaxhija, Mentor Sylmeta, Shkumbin Kastrati, por edhe emra të tjerë që po vazhdojnë të përmenden nga disa burime brenda PDK-së.  Të njëjta burime kanë përmendur edhe emra të dy partive tjera në koalicion bashkëqeverisës të AKR-së dhe LDK-së.

Përderisa është pothuajse e sigurt se kryetari i degës së LDK-së Luan Gola do të jetë kryesues i Asamblesë komunale, Bekim Ermeni do të jetë njëri prej dy drejtorëve të LDK-së. AKR-ja ende është në fazën e përzgjedhjes së këtyre emrave, por burimi ynë ka konfirmuar se Armend Vokshi ka gjasa të mëdha që të jetë njëri prej drejtorëve nga radhët e AKR-së./radiogjakova/