.
Published On: Fri, Mar 24th, 2017

Komisioni bënë zgjedhjen e gjashtë aktorëve të Teatrit të Gjakovës

Share This
Tags

Komisioni për zgjedhjen e gjashtë aktorëve të Teatrit të qytetit të Gjakovës, pas intervistave që janë mbajtur dje, ka vendosur që trupës së këtij teatri, ti bashkohen edhe aktorët: Myrvete Kurtishi, Muradije Muriqi, Ylber Mehmeti, Vlera Pylla, Valon Pallaska dhe Yllka Lota, të cilët janë vlerësuar me më së shumti pikë nga 9 konkurent sa i kanë plotësuar kriteret e pjesëmarrjes në intervistë.

Intervistat i ka realizuar një komision ekspertesh të fushës së teatrit, si regjisoret Fatos Berisha, Ilir Bokshi, e Erzon Zyberi, aktori Ylber Bardhi, si dhe drejtori i Teatrit të Gjakovës, Edi Kastrati. Mirëpo miratimin përfundimtar që këta aktor ti bashkohen trupës rezidente të teatrit të qytetit, do ta marrë Këshilli i Teatrit.

Teatri i qytetit kohë më parë kishte hapur konkurs për pranimin e këtyre aktorëve të cilët së paku në dy vitet e ardhshme do të paguhen nga subvencionet e ndara nga komuna e Gjakovës.