.
Published On: Fri, Apr 11th, 2014

Kompleksi memorial në Meje, intensifikohen punimet

Share This
Tags

meja-jahjagaGjakovë- Janë duke vazhduar me intensitet punimet për ndërtimin e kompleksit memorial të martirëve në Mejë të Gjakovës. Mësohet se përpos shumës prej 220 mijë euro të cilën e ka ndarë komuna e Gjakovës, edhe 50 mijë euro të tjera janë ndarë nga qeveria e Kosovës, mjete këto që pritet të mjaftojnë për përfundimin e fazës së parë të punimeve.

Sipas përfaqësuesve të shoqatës “27 Prilli” në fazën e parë parashihet rregullimi i platosë në të cilën do të zhvillohen të gjitha aktivitetet publike e gjithashtu edhe përfundimi i rrugës që shpije tek varrezat dhe të gjitha rrugicave në mes të varreve të martirëve.

Ndërsa faza e dytë, që po ashtu pritet të financohet nga komuna e Gjakovës dhe qeveria e Kosovës, parasheh edhe ndërtimin e varrezave dhe punëve tjera përcjellëse. Sipas përfaqësuesve të shoqatës 27 prilli, faza e parë e punimeve pritet të përfundojë para datës 27 prill, datë kur do të shënohet përvjetori i masakrës së Mejës./radiogjakova/