Kompletohet qeveria e Gjinit, ja emrat e drejtorëve
Pasditen e së martës, kabineti i kryetarit të komunës së Gjakovës prezantoi drejtorët e rinj të cilët do të përbëjnë qeverisjen e re lokale të udhëhequr nga Ardian Gjini.
Kështu, AAK do të udhëheq me 6 drejtori, PDK me 3, PSHDK me 2, ndërsa Nisma për Kosovën me 1.
Përbërja e qeverisë lokale:
Drejtoria për Punë të Përgjithshme Administrative do të udhëhiqet nga Flamur Fetahaj.
Drejtor për Buxhet dhe Financa është emëruar Durim Halilaj.
Drejtoria për Arsim do të drejtohet nga Bernard Frrokaj.
Në krye të Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale do të jetë Adelina Shehu-Kola.
Drejtoria për Shërbime Publike i është besuar Shkumbin Kastratit.
Drejtoria për Punë Inspektuese do të udhëhiqet nga Nikollë Lleshi.
Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural do të drejtohet nga Shpat Nivokazi.
Drejtori i ri për Mbrojtje dhe Shpëtim është emëruar Luan Dinaj.
Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit do të udhëhiqet nga Arben Bakalli.
Në krye të Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë është caktuar Afërdita Lama.
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport i është besuar Saranda Hysenit.
Drejtoria për Zhvillim Ekonomik do të drejtohet nga Ferdinand Kolaj. /radiogjakova/