Komuna, aksion për largimin e shitësve ambulantë
Drejtoria e Inspeksionit nisi të enjten aksionin për largimin e shitësve ambulantë nga trotuaret në disa pjesë të qytetit.
Në këtë aksion janë të përfshirë inspektorë të tregut, ata komunalë dhe sanitarë.
Sipas drejtoreshës së Drejtorisë së Inspeksionit, Hana Zeka ky aksion po bëhet me qëllim të lirimit të hapësirave publike nga shitësit ambulantë ilegalë.
Zeka tha se aksioni nuk do të jetë në baza ditore derisa të jetë e nevojshme, ndërsa inspektorët, sipas saj, do të punojnë edhe pas orarit të punës, si dhe ditëve të vikendit me qëllim të lirimit të këtyre hapësirave.
Drejtoresha Zeka tha se shitësit ambulantë për të shitur prodhimet e tyre kanë disa mundësi brenda qytetit, duke përmendur tregjet që ndodhen në komunën e Gjakovë, si ai tek stacioni i autobusëve, tregu i njohur i namazgjahut në qendër të qytetit, ai në Bllokun e Ri, si dhe tregu i ri në ndërtim, në periferi të qytetit në magjistralen për Prizren./radiogjakova/