Komuna bëhet me uebfaqe
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ditë më parë lëshoi online uebfaqet e të gjitha komunave të Kosovës. Njëjtë është edhe për Gjakovën që pas shumë vitesh tashmë ka uebfaqen e saj.
Edhe pse në ditët e para pas njoftimit pati probleme teknike, në Zyrën për Informim të Gjakovës thonë se së shpejti gjithçka do të rregullohet dhe nuk do të ketë probleme të tilla.
Sipas MAPL, kjo uebfaqe është shumë me e avancuar në aspektin teknologjik dhe ofron shërbime më të mira se faqja paraprake. Përmes saj synohet të rritet transparenca duke publikuar të gjitha informacionet e konkurset që hapen nga Komuna e Gjakovës.
Madje thuhet se përmes kësaj faqe do të transmetohen drejtpërdrejt edhe mbledhjet e Asamblesë komunale. Faqja e Komunës së Gjakovës është https://kk.rks-gov.net/gjakove/
Deri më tani, Komuna kishte shfrytëzuar rrjetet sociale për të informuar qytetarët për të rejat e fundit, ndërsa ishte ngritur edhe platforma Gjakova Portal, për të cilin pati ankesa se nuk freskohej me informacione të reja në baza ditore./radiogjakova/