.
Published On: Tue, Sep 30th, 2014

Komuna, borxhe edhe 2.7 milionë euro

Share This
Tags

bordi-drNë mbledhjen e Bordit të Drejtorëve në Kuvendin Komunal të Gjakovës është shqyrtuar informata financiare për periudhën Janar – Gusht të këtij viti  të cilën e ka paraqitur drejtori i Drejtorisë komunale për Buxhet e Financa Teki Shala.

Ai fillimisht ka  theksuar se në buxhetin komunal të Gjakovës, nga granti qeveritarë për këtë periudhë në arkën e komunës është derdhur shuma prej12 milion e 281 mijë e 779 euro. Ndërkohë, sipas  Shalës,  nga mjete vetjake të komunës janë grumbulluar 1 milion e 849 mijë euro, ndërsa janë alokuar 1 milion e 587 mijë e 300 euro.

Pos raportit lidhur me të hyrat vetanake, Shala anëtarët e Bordit të Drejtorëve i ka njoftuar  edhe për borxhin e qeverisë së kaluar lokale dhe për shumën e paguar deri me datë 31 gusht.

Sipas tij, aktualisht komuna ka borxh shumën prej 2 milion 767 mijë e 626 euro, i cili është borxh i mbetur, përkatësisht i trashëguar,  ndërkohë që deri më tash  ka arritur të paguaj afro 2 milion e 815 mijë euro. /radiogjakova/