.
Published On: Sun, Aug 2nd, 2015

Komuna e Gjakovës jep në shfrytëzim të pronave komunale për ndërtimin e objekteve të banimit për të kthyerit

Share This
Tags

komuna-gjkKomuna e Gjakovës ka marrë vendim për dhënien në shfrytëzim të pronave komunale për ndërtimin e objekteve të banimit për të kthyerit, si  dhe për planin sipas të cilit do të ndërtohen objektet për të kthyerit në lagjen Kolonia. Pos kësaj në vendimin e arritur gjatë këtij viti, është përcaktuar edhe afati i shfrytzimit të kësaj prone komunale për 99 vjetë.

Si ka bërë të ditur Xhelal Hoxha, drejtor i Drejtorisë komunale për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit në Gjakovë, organizata Developing  Together, e cila merret me dizajnimin e nevojave të kësaj natyra, i ka ofruar Kuvendit të Komunës së Gjakovës, një plan për këte hapsirë e cila shtrihët në një sipërfaqe prej 78, 28 ari dhe e cila ndodhet në lagjën “Ali Ibra”

Projekt i titulluar “Kolonia-5 “  është aprovuar në parim nga Qeveria Komunale në mbledhjen e saj të fundit, ndërkohë që aprovimi definitiv i tij, do të azhuroi dhënjën e lejeve të ndërtimit, meqë ekzsiton tashmë interesimi për ndërtimin e 12 objeteve të para të banimit në këte hapsirë komunale.