Komuna e Gjakovës ka hyrë në fazen tjetër, atë të trajnimit të aplikuesve për aplikimin dhe përfitimin sa më të lehtë të grandeve
Pas thirrjes publike për dhënje të granteve për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, komuna e Gjakovës tashmë ka hyrë në fazen tjetër, atë të trajnimit të aplikuesve për aplikimin dhe përfitimin sa më të lehtë të këtij granti. Në kuadër të kësaj, duke filluar nga sot, nisin edhe trajnimet dhe sesionet informative, në të cilët dy konsulentët Arbnor Pula dhe Eljana Naka do të jenë afër aplikuesve me këshilla dhe sygjerime të ndryshme.
Trajnimi i parë, që mbahet në Qendrën Inovative të Gjakovës, fillon sot në orën 14, për të përfunduar në orën 17. Trajnimi i sotëm ka të bëj me prezentimin teknik rreth aplikimit në këtë skemë të granteve. Ndryshe, Gjakova është komuna e parë që ka ndarë mjete për skemën e granteve për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, e cila është premtuar të rritet qoftë nga buxheti komunal qoftë nga fondet shtesë, të siguruara nga donator të ndryshëm.










