.
Published On: Wed, Aug 5th, 2015

Komuna e Gjakovës kanë nisur renovimet për tetë objektet të Zyrave të Vendit

Share This
Tags

komuna-gjkNë kuadër të ofrimit të shërbimeve sa më të mira për qytetarët e Gjakovës, si dhe kushteve sa më të përshtatshme të punës, në Komunën e Gjakovës kanë nisur renovimet për tetë objektet të Zyrave të Vendit. Siç njoftojnë nga zyra për informim në komunën e Gjakovës, tashmë janë kryer punimet në dy zyra të vendit, atë të Demjanit dhe të Rogovës, ndërkohë që do të vazhdohet me renovimin e Zyrave të Vendit në Cërmjan, Brekoc, Mulliq, Rracaj, Novosellë dhe Skivjan.

Vlera e përgjithshme e renovimeve të këtyre objekteve është në shumën afër 10 mijë euro, ndërsa nga kjo vlerë e investimit do të bëhet renovimi i dyerve, dritareve, lyerja e mureve, ndërrimi i dyshemeve, renovimi i tualeteve, hapësirave rrethuese e të tjera.

Këto renovime bëhen në kuadër të Drejtorisë së Administratës dhe Personelit në Komunën e Gjakovës nga të cilët është vlerësuar nevoja për ndërhyrje në këto objekte me qëllim të krijimit të hapësirave standarde për punë dhe për shërbime cilësore ndaj qytetarëve.