.
Published On: Sat, Jul 4th, 2015

Komuna e Gjakovës ndanë fondin për ndërmarrje të vogla dhe të mesme

Share This
Tags

komuna-gjk
Ashtu siç kanë paralajmëruar më herët zyrtarët komunal, komuna e Gjakovës këto ditë ka ndarë fondin për ndërmarrje të vogla dhe të mesme, fond i cili pritet të stimulojë ndërmarrjet gjakovare, si ato ndërmarrje fillestare dhe ato me përvojë.

Sipas Abetare Domit, zëdhënëse e komunës së Gjakovës, komuna ka paraparë një takim konsultativ me të gjithë përfaqësuesit e kompanive të interesuara, takim i cili do të mbahet të marten me datën 7 korrik në orën 12. Sipas Domit, ky grant i cili do të jetë maksimalisht deri në 5 mijë euro, mund të shërbëjë që këto kompani t’i ngrisin kapacitetet e veta prodhuese apo kuadrovike dhe teknike.

Ndryshe, Pë këtë qëllim komuna ka ndarë 90 mijë euro, me premtimin që këtë shumë ta rrisë muajve në vazhdim. E përpos grantit, komuna do të ofrojë konsulencë për kompanitë edhe përaplikimin, konkretisht përgatitjen e projektit për aplikim.