Komuna e Gjakovës në pritje të shqyrtimit të kërkesave nga Bordi i AKP-së
Komuna e Gjakovës vazhdon të jetë komuna më e anashkaluar nga Qeveria qendrore. Edhepse ishte paralajmëruar se Bordi i AKP do të shqyrtoi kërkesën e Komunës që ti mundësohet funksionalizimi i Zonës Industriale duke dhënë dritën jeshile për marrje në shfrytëzim afatgjatë të hapësirave nga tri Shoqëritë Aksionare të Gjakovës që menaxhohen nga kjo axhenci, por, kjo ende nuk ka ndodhë. Sipas
drejtuesve komunal, kjo zvarritje nga ana e Qeverisë qendrore po ndikon me të madhe në ecurit ekonomike në komunën e Gjakovës, kur dihet se ka biznese të interesuara që do të bëheshin pjesë e zonës industriale me investime të reja.
Punët kanë ngecur edhe në fusnkionalzimin e Aeroportit të Gjakovës që është aset i rëndësishëm për vendin. Anipse Qeveria kishte deklaruar se do të bëjë çmos që kjo të realizohet, pos që ka emëruar bordin, nuk ka asnjë hap më tutje. Nuk ka ndarë mjete për funksionalizim edhepse është dhënë premtimi se do të funksionalizohet dhe do të kemi një aeroport funksional, fillimisht për shkollë për fluturim dhe pastaj për natyra të tjera të fluturimeve.










