.
Published On: Thu, Aug 27th, 2015

Komuna e Gjakovës po angazhohet që në kufirin me Shqipërinë të hapë edhe dy pika tjera

Share This
Tags

carshia-gjakova11Përveç dy pikave kufitare, atë në Qafë Prush dhe Qafë Morinë, komuna e Gjakovës po angazhohet që në kufirin me Shqipërinë të hapë edhe dy pika tjera, në Goden dhe në Babaj të Bokës.

Këtë e ka bërë të ditur kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, e cila ka shtuar se një veprim i tillë po bëhet me qëllim të zhvillimit të turizmit dhe ngritjes së nivelit të bashkëpunimit në mes të Gjakovës dhe Malësisë sësaj

E që ky qëllim të arrihet sa më lehtë, Kusari – Lila ka thënë se përpos angazhimin infrastrukturor, komuna po punon edhe në aspekte tjera

Ndryshe, bashkëpunimi ndërkufitar, konkretisht ai në mes të komunës së Gjakovës dhe pjesës veriore të Shqipërisë, bashkëpunim që vjen në kaudër të projektit të përbashkët të Alpeve Shqiptare, duket të jetë në mesin e prioriteteve edhe të qeverisë shqiptare, e cila po e shqyrton me shumë seriozitet këtë bashkëpunim.