Komuna e Gjakovës shtron iftar për përfaqësuesit e Bashkësisë Islame në Gjakovë
Komuna e Gjakovës mbrëmë ka shtruar iftar për përfaqësuesit e Bashkësisë Islame në Gjakovë, përfaqësuesit institucional, politik, përfaqësuesit e kishës katolike dhe komunitetin e biznesit.
Me një fjalë rasti, kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari–Lila i ka uruar besimtarët muslimanë për muajin e shenjtë të Ramazanit. Ajo ka thënë se feja fisnikëron dhe ushqen shpirin, prandaj edhe duhet respektuar e përkrahur.
Ajo ka thënë se si kryetare e Gjakovës ndjehet e lumtur që kjo komunë ka një nivel të lartë të repsketit dhe të pranimit të fesë dhe besimit të tjetrit.
Si shembull të frymës së dashurisë dhe respektit në mes të feve, Kusari–Lila ka përmenur Çarshinë e Madhe, e cila në një disatancë prej 1 kilometri mban brenda Xhaminë, Kishën dhe Teqenë.
Kusari–Lila ka thënë se aktualisht feja dhe respekti ndërfetar po përballet men jë sfidë, prandaj ka shtuar ajo, kjo është një barrë mbi të gjithë përfaqësuesit politik e fetar që të angazhohen për tejkalimin e shpejtë të kësaj situate.
Iftarin e përshëndeti edhe Kryetari i Bashkësisë Islame në Gjakovë, Ahmet Efendi Hoxha. Në këtë frymë, ai përmendi thënien e profetit Muhamet, se ai i cili lëndon hebrejin ose të krishterin, do ta ketë profetin armikun kryesor.










