Komuna e vendosur për përmirsimin e infrastruktures rrugore
Në kuadër të përpjekjeve për përmirsimin e infrastruktures rrugore në komunën e Gjakovës, Drejtoria komunale për Shërbime Publike ka përfunduar përgaditjet për fazën e pare të shtruarjës me asfalt të rrugës Bec–Lagjëja Halilaj.
Si jemi informuar nga Shkumbin Kastrati, drejtor, tashmë ka përfunduar procesi i tenderimit dhe së shpejti pritet të fillojnë punimet.
Pos kësaj gjatë ditëve në vazhdim pritet të nisë edhe shtruarja me asfalt e rrugës Devë-Lagjëja Bob, ku janë mbyllur të gjitha procedurat paraprake.
Kur është fjala tek shtruarja e rrugëve me kubëza, sipas drejtorit Kastrati, ka filluar tashmë puna në rrugën Rogovë-Rrugë e Madhe, si dhe në rrugën “Ibrahim Fehmiu”, e cila gjëndët në afërsi të garazhës së Stacionit të Autobusve në Gjakovë, ndërkohë që kanë përfunduar punimet në shtruarjën me kubëza të rrugës “Sejdi Rama” si dhe të ndërtimit të rrugës “Yjet e Erenikut” në qytet.










