.
Published On: Tue, Aug 22nd, 2017

Komuna fal mbi 1.6 milionë euro borxhe

Share This
Tags

Drejtoria për Buxhet dhe Financa e Komunës së Gjakovës po vijon me procesin e faljes së borxheve për tatimpaguesit.

Zyrtari i lartë në këtë drejtori, Shkëlzen Cërmjani, tha për Radio Gjakovën se deri më tani janë falur mbi 1.6 milionë euro borxhe të mbi 4900 tatimpaguesve të cilët kanë shfrytëzuar amnisitinë për faljen e borxheve.

Ligji parasheh faljen e borxhit nga viti 2002 deri më 2008 me kusht që borxhi i akumuluar nga 1 janar 2009 deri më 31 dhjetor 2014 të paguhet.

Cërmjani ftoi të gjithë tatimpaguesit që të shfrytëzojnë ligjin, pasi kanë mbetur edhe 10 ditë deri në shfuqizimin e tij.

Ai njoftoi se ka dy mundësi për të përfituar nga ky ligj, e para mund të paguhet borxhi 2009-2014 njëherësh ng çfarë tatimpaguesi përveç se i falet borxhi, atij i hiqen edhe kamamat dhe ndëshkimet nga viti 2002-2014.

Mundësia e dytë është pagesa me këste. Atëherë bëhet një kontratë me 18 këste, por në këtë rast kamatat nuk falen. Personat që zgjedhin mundësinë e dytë duhet të jenë të saktë në pagesa pasi vonesa në tre muaj iu rikthen të gjithë borxhin e vjetër.

Cërmjani njoftoi se Komuna e Gjakovës do të rrisë orarin dhe do të shtojë kapacitet njerëzore në rast se këto ditë ka shtim të të interesuarve për të përfituar nga ligji për faljen e borxhit./radiogjakova/