.
Published On: Wed, Dec 3rd, 2014

Komuna ka gjetur zgjidhje për mirëmbajtjen e rrugëve në dimër

Share This
Tags

gjakova-boraGjendja e rëndë financiare, e bërë e ditur tash e një vit nga zyrtarët e ndryshëm komunal, ia ka pamundësuar komunës së Gjakovës që të hap tender për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve.

Këtë e ka konfirmuar edhe Abetare Domi, zëdhënëse e komunës, e cila megjithatë ka shtuar se komuna e ka gjetur një formë tjetër që rrugët e Gjakovës të mos mbesin pa mirëmbajtje gjatë periudhës së dimrit. Ajo ka thënë se në marrëveshje me ta, komuna po planifikon t’ua vazhdojë kontratat dy kompanive që e kanë kryer këtë punë edhe vitin e kaluar.

Në fakt, duke e shfrytëzuar mundësinë ligjore për përpilimin e aneks kontratave, komuna e Gjakovës po planifikon të përpilojë dy të tilla, me kompaninë “Çabrati” dhe “Lekaj”, të cilat e kanë bërë pastrimin e rrugëve edhe gjatë sezonit të kaluar dimëror, por edhe sezoneve të mëhershme.

Kompania “Çabrati” zakonisht është përkujdesur për rrugët brenda zonës urbane, ndërsa kompania “Lekaj” për ato në zonat rurale. Sipas Domit, bazuar në aneks kontratë dy kompanitë do të paguhen për aq sa punojnë gjatë dimrit, e jo me çmim të plotë, siç ndodhë në kushte të zakonshme./radiogjakova/