.
Published On: Sat, Aug 9th, 2014

Komuna kundër reklamimeve në hapësira të papërshtatshme

Share This
Tags

bill-board-reklamaNisur nga gjendja në terren, në Kuvendin komunal të Gjakovës është krijuar një komision i përbashkët ndërmjet drejtorisë së Urbanizmit, pastaj Inspeksionit si dhe drejtorisë për Buxhet e Financa, i cili do të verifikoi gjendjen në teren dhe do të sjellë rekomandimet e duhura, kur është fjala tek mënyra e shfrytëzimit të hapësirës publike, përkatësisht vendosja e kioskave, bilbordeve, pastaj panove të ndryshme, e të tjera.

Drejtori i Drejtorisë komunale për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit, Xhelal Hoxha, ka thënë se vendosja e reklamave në shumë sheshe bëhet jashtë rregullave dhe është rënë dakord që të përcaktohen kritere të sakta.

Sipas Hoxhës vendosja vend e pa vend e panove të ndryshme reklamuese dhe objekteve të përkohshme, ndikon në prishjen e pamjës së përgjithshme në rrugët e qytetit në Gjakovë, gjë e cila e bënë të domosdoshme respektimin e kritereve të cilat duhet të vendosën në këtë fushë./radiogjakova/