.
Published On: Mon, Jun 15th, 2015

Komuna mirënjohje për Radio Gjakoven

Share This
Tags

Dela Radio Gjakova

Në kuadër të aktiviteteve të Komunës në shënimin e 16 vjetorit të Çlirimit të komunës së Gjakovës, kryetarja Mimoza Kusari-Lila ka ndarë mirënjohje për krijues, artiste dhe media, të cilët pos arritjeve të tyre në sferat personale njiherit kanë qenë kontribuues të ndryshëm edhe të aktiviteteve të organizuara nga Komuna, për çfarë kryetarja Mmoza Kusari-Lila u është shprehur mirënjohëse dhe u ka uruar që edhe në të ardhmen të shquhen në zhanret e tyre.

mirnjohejet

Me mirënjohje është dekoruar edhe Radio Gjakova me motivacion: Për kontributin e dhënë në pasqyrimin e aktiviteteve të ndryshme të Komunës, përmes emisioneve direkte, informimit dhe ngritjen e pjesëmarrjes në aktivitete. Kryetarja, Kusari-Lila ka ndarë mirënjohje edhe për humoristin Besim Dina, kitaristin AgronPeni, krijuesin për Librin e Ginisit, Alket Pozhegu, Shkollën e Mesme të Muzikës “Prenk Jakova”, fotografin Shkelzen Rexha, gazetarin sportiv Artan Muhaxhiri, si dhe Tv Syri Vision.