.
Published On: Mon, Jun 19th, 2017

Komuna rrënon një objekt, paraqiste rrezik për qytetarët

Share This
Tags

Komuna e Gjakovës, pasi vlerësoi se paraqet rrezik të shkallës së lartë për qytetarët, rrënoi një objekt në rrugën “Mbretëresha Teutë”.

Në të vërtetë, vendimi për rrënim është marrë pas ankesës së qytetarëve të lagjes dhe verifikimit të Drejtorisë së Emergjencave.

Siç e kërkon ligji, Komuna e Gjakovës fillimisht kishte kontaktuar me pronarin e objektit i cili është i nacionalitetit serb dhe nga i cili është kërkuar që objekti të rrezohet ose të rinovohet.

Mirëpo, pronari nuk ka pranuar të ndërhyjë, ndërsa komuna, sipas ligjit, ka të drejtë të ndërhyjë dhe të rrënojë objektin, kur vlerësohet se paraqet rrezik për njerëzit./radiogjakova/