.
Published On: Mon, Jan 13th, 2014

Komunës nuk po i pëlqejnë disa zëra brenda Ngrohtores

Share This
Tags

komuna-gjkGjakovë- Komuna e Gjakovës përmes një deklarate për media ka reaguar duke thënë se konkursi për kryeshef ekzekutiv të “Ngrohtores së Qytetit” mbetet akoma i hapur.

“Komuna e Gjakovës së fundmi ka kuptuar se disa persona brenda ‘Ngrohtores së Qytetit’ po tentojnë të pengojnë mënyrën e rregullt të aplikimit për konkursin e hapur ditë më parë për kryeshefin ekzekutiv të kësaj ndërmarrje.

“Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila i bënë thirrje gjithë të interesuarve që mos të bien pre e zërave të izoluara brenda Ngrohtores se kinse personi për kryeshef është i përcaktuar paraprakisht.

“Mënyra të tilla nuk ekzistojnë dhe nuk do jenë asnjëherë mjet i punës së qeverisjes së re lokale, andaj i inkurajojmë të gjithë të interesuarit që të aplikojnë duke i siguruar ata se procesi i përzgjedhjes së kryeshefit ekzekutiv i “Ngrohtores së Qytetit” do të jetë korrekt dhe transparent për të gjithë”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Komunës.

Gjithashtu mësohet se kryetarja Mimoza Kusari Lila ka emëruar një person nga Komuna i cili do të mbikqyrë dhe do të sigurojë aplikimet, si dhe procesin e përzgjedhjes në përgjithësi për postin në fjalë./radiogjakova/