.
Published On: Mon, Jul 17th, 2017

ESMA, artistët luajnë pavarësisht mungesës së energjisë elektrike

Share This
Tags

Të dielën në mbrëmje në kuadër të Akademisë Verore të Muzikës Europiane u mbajt koncerti “The dancing silhouette” në sallën e shkollës së muzikës “Prenk Jakova”.

Para të pranishmëve me pjesë nga kompozitarët Jean-Marie Leclair, Robert Schumann dhe Manuel de Falla performuan Alba Metaj në violinë si dhe Herton Mikeli në piano.

Gjatë koncetit, pati edhe ndërprerje të energjisë elektrike, por jo edhe të koncertit, pasi të dy artistët vazhduan të luajnë edhe në errësirë.

Ndërsa, koncerti i ardhshëm i quajtur “Black & White” është paraparë të mbahet të martën mbrëma në shkollën “Prenk Jakova” me pjesëmarrjen e studentëve të master-klasës në piano të Ardita Statovcit dhe Desar Sulejmanit./radiogjakova/