.
Published On: Wed, Mar 28th, 2018

Koncerti i kitarës klasike në Bullgari, “Prenk Jakova” përfaqësohet me Shend Dolin

Share This
Tags

Nxënësi i klasës së kitarës në shkollën e muzikës “Prenk Jakova”, Shend Doli, do të përfaqësojë Gjakovën në edicionin e 22-të të garës ndërkombëtare të kitarës klasike e cila do të mbahet në Kyustendil të Bullgarisë.

Doli do të garojë në kategorinë e tretë ku marrin pjesë nxënës nga 14 deri në 17-vjeç. Kjo garë është e një niveli të lartë, por në shkollën e muzikës janë të bindur se nxënësi Shend Doli do ta përfaqësojë denjësisht Gjakovën.

Përpos Dolit, në këtë eveniment do të marrin pjesë me koncerte recitale edhe profesorët Agron Peni, Xhulian dhe Elvis Bytyqi. Peni do të luajë vepra të kompozuara nga vet ai.

Pjesë e jurisë së këtij koncerti do të jenë studiues dhe specialistë të muzikës nga mbarë bota, ndërsa nga Kosova do të jetë drejtori i shkollës së muzikës “Prenk Jakova” të Gjakovës, Kastriot Sada./radiogjakova/