.
Published On: Tue, Dec 23rd, 2014

Konkursi, rreth 120 vende të lira pune në fabrikën e tekstilit

Share This
Tags

intertex-kosovaPas nënshkrimit të marrëveshjes me kompaninë suedeze “Trox” dhe atë amerikane “Blue Stone” dhe lajmit të mirë për hapjen e një fabrike tekstili në Gjakovë, “Intertex Kosova” ka hapur konkursin për vende të lira pune pikërisht për këtë fabrikë.

Fillimisht kërkohen 100 rrobaqepës, 5 prerës, 5 kontrollerë dhe gjashtë paketues. Për dy pozitat e para të interesuarit duhet të kenë nga pesë vite përvojë pune, ndërsa për pozitën e kontrollorit minimalisht dy vite përvojë.

Aplikacionet mund t’i gjeni në zyrën e “Intertex Kosova” që gjendet në rrugën “Serhat Binishi”, pranë Kuvendit Komunal. Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është data 5 janar 2015.

Fabrika e tekstilit pritet të hapë dyert në Shkurt të vitit të ardhshëm dhe të nisë me linjen e prodhimit të mbulesave për makinat Wolsfagen, Audi dhe Volvo./radiogjakova/