.
Published On: Wed, Apr 9th, 2014

Kontinjerë për ndarjen e mbeturinave

Share This
Tags

konteniere-Gjakovë- Falë një projekti të financuar nga Bashkimi Evropian, organizata KDC në bashkëpunim me komunën e Gjakovës ka shpërndarë nëpër pjesë të ndryshme të qytetit 30 kontejnerë selektiv, përmes së cilëve do të bëhet selektimi apo ndarja e mbeturinave e rrjedhimisht edhe mundësia më e lehtë për reciklimin e tyre.

Në këta kontenjerë që në komunën e Gjakovës janë vendosur për herë të parë, do të ndahen veç e veç mbeturinat organike, qelqet dhe letrat. Aktualisht kjo sasi e kontenjerëve është vendosur në afërsi të shkollave të qytetit dhe të disa institucioneve publike e kulturore, por sipas organizatorëve të projektit një sasi tjetër do të vendoset edhe në lokacione tjera.

Ndërkohë, sipas drejtorit komunal për Shërbime publike Burim Meqa, një projekt i tillë është i mirëseardhur për komunën e Gjakovës, pasi selektimi i mbeturinave parashihet edhe me rregulloren e re për menaxhimin e mbeturinave, rregullore e cila aktualisht është në fazën e shqyrtimit publik./radiogjakova/